ARKATANA

Opozita pa vota, pozita pa model qeverisjeje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Liderët shpeshtojnë takimet me votuesit. Politikanët e dështuar e bllokuan shtetin

“E vërteta është se qytetarët nuk i duan sërish, as në pozitë e as në opozitë, asnjërën nga këto subjekte politike, të cilat kanë marrë mandat dhe përgjegjësi për të punuar për qytetarin, jo për partinë politike”, tha analisti Blerim Burjani

Pavarësisht presionit të shtuar opozitar e qytetar, sipas përfaqë- suesve të pozitës, kryeministri Mustafa nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet. Ndërkohë, lëvizjet e liderëve politikë në terren opozita i sheh si sinjal i përgatitjes për zgjedhje të reja, derisa pozita i quan kontakte normale me qytetarët.

Fundamenti

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ka cilë- suar krejtësisht normale dhe pa prapavijë të fushatës përgatitore për zgjedhje të reja agjendën e takimeve të shpeshta të nënkryetarit Kadri Veseli gjithandej nëpër strukturat e PDK-së në nivel vendi.

Ndërkohë, deputeti i LDKsë, Armend Zemaj, tha se është e sigurt që kryeministri Mustafa nuk do të japë dorëheqje, kurse vendi nuk pritet të shkojë në zgjedhje të reja, pavarësisht që opozita e kërkon këtë.”Në atë mënyrë do të krijohej një precedent që kurdoherë një grup i vogël deputetësh, edhe prej 6 sish, kurdo qoftë që dëshirojnë, të dalin t’i ofrohen foltores së Kuvendit dhe të mos lejojë punën e tij”, tha Zemaj për “Kosova Sot”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.