UBT

Kuvendit i doli tymi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Seanca plenare e së enjtes ishte më dramatikja që ka ndodhur në 15 vjetët e pasluftës në Kosovë. Për herë të parë Kuvendit të Kosovës i doli tymi, u alivanosën dy deputete, ndërsa acarimi brenda dy taborëve, mazhorancës dhe opozitës, sa nuk e arriti vlimin, që hesapet të zgjidhen përmes grushteve.

Ishin deputetët opozitarë, të cilët për ta bllokuar punën e Parlamentit nuk kursyen gazin lotsjellës brenda sallës.

Por, nuk ishte vetëm gazi që e bëri dramatike seancën, pasi që opozitarët përdorën gjatë gjithë kohës arsenalin e tyre, bilbilat (filikaqet), vezët dhe ujin vetëm për ta bllokuar funksionimin e Parlamentit. Arsyeja e rebelimit të opozitës, mbetet e njëjtë, që kryeministri Isa Mustafa ta heqë nënshkrimin nga dy marrëveshjet e fundit, njërën me Serbinë për “Zajednicën” siç e quan opozita, dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Fundamenti

Situata eskaloi deri në atë masë saqë deputetët nuk kursyen as sharjet “me nënë e babë”. Por, në një seancë të tillë të jashtëzakonshme ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ai i cili ia “hodhi” topin nënkryetarit dhe bashkëpartiakut të tij, Xhavit Haliti, për ta drejtuar seancën nga ulësja e deputetit të GP të PDK-së, derisa vetë qëndronte në krye të vendit si spektator.

Ai nuk respektoi Rregulloren e Punës së Kuvendit, e cila obligon sigurimin e kushteve për mbarëvajtjen e punimeve të seancës, duke i bërë “kurban” deputetët, të cilët gati sa nuk u përleshën fizikisht në momentet kur kontrabandoheshin projektligjet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.