United Hospital

Shqipëria, një fitore larg për të shkruar historinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqipëria do ta kërkojë shansin për t’u kualifikuar në ‘Euro 2016’ në ndeshjen e fundit kualifikuese, pas humbjes prej 0-2 në Elbasan Arena nga Serbia.Kuqezinjtë e filluan mirë sfidën duke e mbajtur në presion kundërshtarin, madje në periudha kohore loja zhvillohej në gjysmëfushën serbe.

Sidoqoftë, skuadra mysafire kishte momentet e veta. Ata arritën që ta fusin një herë topin në rrjet, mirëpo paraprakisht kishte ndërhyrje në portierin Berisha.

Gjysma e parë përfundoi pa gola me një lojë solide të nikoqirëve, porse munguan rastet e vërteta për gol, edhe pse nuk munguan aksionet.

Kombëtarja jonë pati disa raste në fraksionin e dytë për të ardhur te goli i epërsisë. Granit Xhaka pati një shans shumë të mirë të cilin nuk e shfrytëzoi.

UBT

Në vazhdim kanë mundur të shënojnë edhe Cikalleshi dhe Cana, porse nuk u treguan të saktë.

Serbët rrezikuan në disa raste, por shqiptarët kanë mundur ta fitojnë ndeshjen, po t’i konkretizonin mundësitë e tyre.

Sidoqoftë, në minutat shtesë, skuadra mysafire realizoi dy gola përmes Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajic.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria ka një pikë më pak se Danimarka dhe duhet ta mposhtë Armeninë në ndeshjen e fundit për të shkuar në ‘Franca 2016’. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.