Seanca bllokohet me fishkëllima
Në pamundësi për të vazhduar punimet, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë për media.Ai ka bërë thirrje që të mundësohet puna e Kuvendit dhe ka shtuar se megjithë tentimet, punimet e seancës nuk do të bllokohen në asnjë mënyrë, deri në pafundësi.
“As me filikaqa, as me skallperë e me asnjë mjet tjetër nuk do të mund të bllokohet puna e Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Veseli.
Ai ka kërkuar gjysmë ore pauzë.
Edhe sot, Opozita bllokon punimet e Kuvendit
Edhe sot, sikurse dy herët e kaluara, deputetë të Opozitës kanë bllokuar punimet e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë një ftesë medieve, para të cilave po jep një konferencë për shtyp.
Derisa Veseli po flet para medieve, dëgjohen edhe fishkëllima të filikaqave./telegrafi/


