ARKATANA

Thaçi zvarrit Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

MPJ-ja bunkerizohet për Gjykatën. Anëtarësimi në KE nuk dihet kur do të bëhet

“Mendoj se më nuk do të lejojmë që të sakrifikohen interesat e shtetit të Kosovës për ta shpëtuar lëkurën e askujt”, tha deputeti Adem Salihaj, i cili dyshon se ish-kryeministri po fiton kohë për të shpëtuar veten

Pavarësisht që Kuvendi i tha “PO” Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, përfaqësues të institucioneve nuk tregojnë se në cilën fazë është ndërtimi i kësaj Gjykate. Në MPJ nuk japin asnjë informacion për medie, nëse ky institucion ka filluar negocimin me shtetet e Bashkimit Evropian për konstituimin e Gjykatës Speciale, e që në këtë rast është përmendur arritja e marrëveshjes me Holandën.

Mobi Casa

Ditë më parë është raportuar se Holanda nuk po pranon krijimin e Gjykatës Speciale në këtë shtet, derisa Kosova akoma nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, dhe të dyshuarit që do të nxirreshin para kësaj Gjykate e kanë të pamundur që të ankohen në Gjykatën Evropianë për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg.

Për procedurat e fillimit të ndërtimit të kësaj Gjykate nuk dinë gjë as vetë deputetët që e votuan. Për këtë heshtje, zvarritje e vonesë të madhe për aplikim të anëtarësimit të Kosovës në KE, si skenar të qëllimshëm të dështimit të Speciales, ata akuzojnë MPJ-në dhe Hashim Thaçin./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.