Luta i falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen
Gjilan – Këtë ditë dhembjeje për familjen tonë e përballuam me solidaritetin dhe mbështetjen e madhe të miqve tanë ka shkruar Lutfi Haziri.
Shpreh falënderim të pafund për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në ceremoninë e varrimit të më të dashurit tonë, për institucionet tona, kabinetin e kryeministrit, kolegët kryetarë të komunave etj., sikurse edhe për qindra telegrame ngushëllimi gjithandej, përfshirë edhe Ambasadën Amerikane në Republikën e Kosovës. Faleminderit nga zemra që e keni ndarë dhembjen me ne! Lut Emrush Haziri./rajonipress/


