Arrest shtëpiak prej një muaji për ish drejtorin e spitalit
Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji Abdylatif Latifit, Enver Rexhës dhe Qani Azemit kurse Avdulla Uruqit dhe Isak Isakut masën e ndalimit për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar.
Gjykata Themelore e Gjilanit duke vendosur në rastin e drejtorit të spitalit të Gjilanit dhe katër të tjerëve ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një muaji për Abdylatif Latifin, Enver Rexhën dhe Qani Azemin kurse për Avdulla Uruqin dhe Isak Isakun masën e ndalimit për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar raporton rajonipress.
Këtë vendim e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi tha Sabit Shkodra zëdhënës i gjykatës.
Ndërkohë me procedurë urgjente në vend të Abdylatif Latifit u.d. është caktuar Besim Guda bashkëpartiak dhe mik i ngushtë i Imet Rrahmanit.
Sipas burimeve tepër të sigurta rasti i Abdylatif Latifit është tërësisht i skenuar dhe i motivuar nga klane të caktuara. Latifi definitivisht është viktimë e shantazheve duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe në procesverbalin e mbledhjeve të bordit në spitalin e Gjilanit Abdylatfi Latifi ka qenë kundër asgjësimit të barnave./rajonipress/


