Xherdan Shaqiri do të luaj në ndeshjen e ardhshme të Zvicrës
Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka thënë se mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër San Marinos, transmeton koha.net.
Shaqiri nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit për Stoke Cityn për shkak të lëndimit. Por, ai është grumbulluar për dy ndeshjet që Zvicra i zhvillon në kuadër të eliminatoreve për evropian, kundër San Marinos më 9 tetor dhe më kundër Estonisë më 12 tetor.
“Nuk kam dyshim për gjendjen e Shaqirit. Ai do të luaj kundër San Marinos”, ka thënë Petkoviq të mërkurën për mediumet e Zvicrës.


