Fundamenti

Pa rrëzimin e Qeverisë nuk dilet nga kriza

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një ndërhyrje korrekte dhe pa hile e ndërkombëtarëve, e pashmangshme. Ambasadorët po aktivizohen me deklarata politike

“Faktori ndërkombëtar interferon edhe në vende shumë më të zhvilluara e më të fuqishme sesa Kosova. Kjo nuk është për t’u habitur. Çështja është sa probleme mund t’i zgjidhim vetë e sa me ndihmën e aleatëve. Pavarësisht se çfarë ka thënë ambasadori amerikan, situata nuk do të zgjidhet pa rënien e kësaj Qeverie dhe krijimit të një Qeverie teknike gjithëpërfshirëse”, ka theksuar analisti Nexhmedin Spahiu

FIDANISHTJA

Deklarimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delavie, se Kosova nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare para vitit 2018, deklaratë që vjen pas presionit të opozitës për dorëheqje të Qeverisë së tanishme dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, nga analistët politikë konsiderohet si një dalje e re në skenë e faktorit ndërkombëtar në Republikën e Kosovës, që në rastet më kritike të zhvillimeve politike ka ndërhyrë dhe ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizave, për të cilat nuk ka pasur konsensus politik.

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu thotë se është praktikë që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në shumë vende ku ka një lloj ndikimi të dukshëm në zhvillimet e brendshme politike, prandaj këtë po e bën edhe në Kosovë, por në këtë rast mund të jetë edhe një ndërhyrje që mund të mos përfillet deri në fund, pasi kriza është aq e thellë, saqë ndryshimet janë të domosdoshme, e që mund të zgjidhen vetëm më një Qeveri të përkohshme gjithëpërfshirëse, e cila do të duhej imponuar përsëri nga ndërkombëtarët./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.