Basketbollistët e ardhmërisë së Dritës
Gjilan – KB Drita edhe pse në gjendje të vështirë financiare ka arrit që përbrenda skuadrës së saj të riaktivizon grupmoshat nga mosha 6 vjeçare gjerë në atë 16-të.
Me këtë nismë të KB Dritës po ju mundësohet të rinjëve Gjilanas të shprehin talentin e tyre në mes koshave duke shpresuar se për një kohë të shkurtë KB Drita do të nxjerrë në dritë shumë basketbollistë të talentuar.
Dy trajnerët e këtyre grup moshave Qëndrim Demi e Laurant Ibrahimi edhe pse për nga mosha janë mjaftë të rinjë dhe janë basketbollist aktiv në KB Drita, kanë arritë që me punën e tyre të dëshmojnë se kemi të bëjmë me dy udhëheqës të shkëlqyer të grup moshave të reja.
“Në mesin tonë kemi mbi 50 basketbollist të moshave të ndryshme, jam shumë i kënaqur me interesimin e të rinjëve të cilët dëshirojnë të bëjnë karrierë sportive në basketboll, edhe pse kemi filluar tani e dy muaj të punojmë me këto kategori të reja po dëshmohet se të rinjët e duan basketbollin por vetëm duhet punuar”, thekson trajneri Qëndrim Demi.
Se cilat janë synimet e kësaj shkolle të basketbollit dhe këtyre talentëve trajneri Laurant Ibrahimi shpreson në ditë shumë të mira për KB Drita.
“Ne po punojmë për ardhmërinë e skuadrës së Dritës, për një periudhë shumë të shkurtë këta djelmosha do t`i bashkëngjiten skuadrës së parë, këto janë shtigje të gjata por në fund do të kemi basketbollist cilësor dhe të shkolluar”.
Një profesionalizëm të kësaj shkolle e dëshmon edhe ardhja e trajnerit amerikan Chris Dial në shkollën tonë i cili do të mban një stërvitje një ditore të mërkurën në Palestrën e Komunës sonë trajneri Chris Dial do të njoftohet me punën tonë por edhe do ti përcjell nga afër basketbollistët tanë pasi siç dihet Chris Dial është Përzgjedhës i grup moshave U 16-18 të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll”, shprehen dy trajnerët Qëndrim Demi e Laurant Ibrahimi.
Siç pohojnë dy trajnerët e këtij mesi basketbollist të interesuarit për të qenë pjesë e kësaj shkolle të basketbollit janë të mëdha pritet që brenda muajit në mesin tonë të kemi rreth 100 basketbollist./rajonipress/


