Edhe Kamenica mirëmban hapësirat publike, pastron shtratin e lumit
Kamenicë – Në Kamenicë po vazhdon mirëmbajta e hapësirave publike në qytet duke filluar nga pastrimi i shtratit të lumit.
Komuna e Kamenicës është e përkushtuar që të mirëmbaj hapësirat publike. Të martën ka filluar të bëhet i tëre pastrimi i shtratit të lumit në Kamenicë, pasiqë ato janë mbuluar nga barnishtat e gjëra të tjera të forta, komuna do të pastroj shtratin e lumit në Kamenicë.
Zyrtarët komunal thonë se vetëm duke mirëmbajtur këto hapësira dhe duke krijuar kushte për më tepër gjelbërim qyteti i Kamenicës do të jetë më i pastër dhe më i mirëmbajtur për çka duhet edhe ndihma e qytetarëve./rajonipress/


