Fundamenti

Politikanët mafiozë të burgosen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

PDK-ja dhe LDK-ja u frikësohen zgjedhjeve të reja dhe vendosjes së drejtësisë. Votuesit duhet të ndahen nga qeverisja kriminale.

“Rezultati i pritur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse mbahen, dhe ato të rregullta pas tre vjetësh, do të jetë pjesëmarrja shumë e ulët e qytetarëve në votime, nëse jo edhe bojkoti masiv i tyre. Ndaj kësaj bllokade në raportin parti politike-zgjedhje-qytetarë ekziston vetëm një alternativë, ajo luftimit të krimit dhe korrupsionit nëpër institucionet e Kosovës dhe arrestimi i shumë politikanëve mafiozë”, ka theksuar Mulaj

ARKATANA

Të dy subjektet politike në pozitë, PDK-ja dhe LDK-ja, sipas analistëve politikë, po ndihen jashtëzakonisht të stresuar nga presioni i frontit të bashkuar të opozitës, për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, për shkak të humbjes së legjitimitetit qytetar, që argumentohet me peticionin prej mbi 150 mijë nënshkrimesh kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin, si dhe me kriminalizimin e shtetit, korrupsionin dhe dështimin qeverisës.

Analisti politik Albinot Maloku pajtohet se partnerët në koalicion po u frikësohen zgjedhjeve të reja për shkak të gjitha të bëmave të tyre të këqija në dëm të interesit të përgjithshëm, por megjithatë nuk preferon zgjedhje të reja pa konsolidimin e një strukture krejtësisht të re politike, që do të linte në “muze” këtë klasë të sprovuar dhe dështuar, qoftë atë në pozitë apo edhe në opozitë. “Fenomenet, si nepotizmi dhe korrupsioni, janë ato që e kanë “burgos” qytetarin e Kosovës në gjendjen në të cilën ndodhemi, por njëkohësisht edhe rritur frikën te realizuesit e këtyre fenomeneve se mund të rrëzohen nga pozita që ua mundëson realizimin e këtyre fenomeneve”, u shpreh Maloku./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.