UBT

Regresi i përhershëm i Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shkalla e lartë e korrupsionit, rritja e numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, ngecjet në reformën e administratës publike, rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, do të evidentohen edhe në Raportin e këtij viti të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili do të publikohet pas dy javëve.

Komisioni Evropian edhe këtë vit në Raportin e Progresit do ta kritikojë Kosovën për dështimin në luftën ndaj korrupsionit, përkatësisht për shkallën e lartë të korrupsionin në fushën e prokurimit publik, numrin e madh të azilkërkuesve në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian, rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, etj.

ARKATANA

Raporti i Progresit, apo siç do të quhet këtë vit Raporti i vendit, ishte paraparë të publikohej më 14 tetor të këtij viti, por pasi që një ditë më herët do të kenë takim negociatorët kosovarë dhe ata serbë në Bruksel në kuadër të dialogut që po zhvillohet mes dy vendeve, publikimi i një raporti të tillë është shtyrë për një javë, përkatësisht pas 20 tetorit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.