Haliti takohet me ish kryeministrin slloven Janez Jansha
Gjilan – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pasur një takim me ish kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha,i cili pritet që së shpejti të vizitojë Komunën e Vitisë.
Haliti ka folur për zhvillimet e shumta derisa më tepër është fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe mundësia që kompanitë sllovene të investojnë në Viti. “Janez Jansha është mik i Kosovës dhe i shqiptarëve dhe unë me shumë kënaqësi e ftova të vijë në Viti ku edhe do të diskutojmë për shumë gjëra. Jansha ishte i kënaqur me të arriturat e Kosovës” ka thënë Haliti./rajonipress/

