LDK: Emrush Haziri burim frymëzimi për brezat e tashëm
Gjilan – E nderuara familje Haziri, Lajmi për ndarjen nga jeta të Emrush Hazirit, na pikëllojë dhe na bëri të ndjejmë një emocion të veçantë për humbjen e veprimtarit të respektuar thuhet në telegramin e LDK-së së Gjilanit.
Vepra dhe figura e Emrush Hazirit do të mbetet shëmbëlltyrë e paharruar e veprimtarit të palodhshëm dhe mërgimtarit që angazhimin dhe dashurinë për atdheun e kanë të pashterur.
Ai me kontributin e tij gjithë here do të kujtohet si burim frymëzimi për brezat e tashëm dhe të ardhshëm se si punohet për atdheun.
Formimi si familje e traditës patriotike, që brez pas brezi i kontribuoi çështjes kombëtare, na bëjnë që të bashkëndiejmë dhe të ndajmë dhembjen e humbjes së tij bashkë me Ju dhe me të gjithë miqtë.
Familje Haziri, në këto çaste pikëllimi, bashkndjejm dhimbjen, dhe në emër të degës së LDK-së, në Gjilan, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!/rajonipress/


