Eko Higjiena

Përgjigjet Valentina: Nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nuk ka asnjë arsye për seancë të jashtëzakonshme sepse gjendja në arsim është bindshëm më e mirë se në të kaluarën. Nuk ka nevojë opozita ta keqpërdorë rolin e vet duke luajtur rolin e hetuesisë duke bërë kërkesë publike për informacione. Seanca do të ftohet konformë ligjit LVL dhe do të jetë javën e ardhshme ka thënë Valentina Bunjaku- Rexhepi.

Duke komentuar kërkesën e opozitës për një seancë të jashtëzakonshme kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi thotë se ajo si drejtuese e këtij institucioni si organi më i lartë ligjor në komunë do të respektoj vetëm ligjin për vetëqeverisje lokale, statutin dhe rregulloren e kuvendit.

Për opozitën është mjet i vetëm për të qenë në publik. Më habit fakti që disa anëtar të kuvendit që i përkasin pozitës apo ma mirë me thënë që ditën janë nē pozitë e natën veprojnë me opozitën si për shembull një nga Aleanca që është për tu habitur sepse kjo metodë nuk është korrekte në raport me LDK .

Lëvizja Vatra të cilës ky pushtet ja ka sigurue për herë të parë në kuadër të institucioneve zyrën që mbron interesat e Kosovës lindore, si dhe KDTP për shkak që ligji nuk ja lejon pozitën e zv. Kryesuesit të kuvendit dhe për habi këtë lojë politike PDK dhe veçanërisht VV e bëjnë bashkë me një pjesëtar të “Zajednicës”për të cilën VV po bllokon edhe institucionet qendrore dhe kjo është për habi se si po luan me dy fytyra.

Kërkesën që është parapa për arsim unë personalisht kamë monitorue punën e komiteteve, me ç’rast edhe kamë kërkuar raporte të gjitha komiteteve e tash së fundi me kujdes e kam monitorue komitetin e arsimit për shkak të specifikave dhe mund të them publikisht ky komitet me shumë sukses është udhëhequr nga z.Arben Mehmeti i cili së bashku me anëtarët tjerë të komitetit kanë trajtuar të gjitha temat dhe kërkesat që kanë qenë kërkesa të arsyeshme.

FIDANISHTJA

Sidoqoftë unë mendoj se për fushën e arsimit është fol edhe në Kuvend komunal si tema të veçanta dhe vazhdimisht drejtori i arsimit Nazmi Musa me shumë sukses dhe në formën më bashkëpunuese ka njoftuar lidhur me çdo kërkesë qoftë të pozitës apo opozitës respektivisht nuk i ka ikur asnjë debati që është kërkuar për arsim.

Dhe mendoj se drejtoria komunale e arsimit në nivel vendi prinë bindshëm për nga suksesi duke ju falënderuar pikërisht drejtorit Nazmi Musa.

Dhe duke pasur parasysh këtë që e thash më lartë nuk ka asnjë arsye për seancë të jashtëzakonshme kur gjendja në arsim është bindshëm më e mirë se në të kaluarën.

Nuk ka nevojë opozita ta keqpërdorë rolin e vet duke luajtur rolin e hetuesisë duke bërë kërkesë publike për informacione.

Krejt në fund seanca do të ftohet konformë ligjit LVL dhe do të jetë javën e ardhshme ka thënë Bunjaku- Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.