Haliti: Radivojci po ndryshon, jemi të pranishëm kudo me investime
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka vizituar punimet ne asfaltimin e rrugëve në fshatin Radivojc. Jo vetëm ky fshat, por e tërë Vitia po ndryshon sepse jemi të pranishëm me investime në çdo cep të qytetit ka thënë ai.
Sokol Haliti është nder krenar derisa ka vizituar punimet në Radivojc. Haliti ka thënë se me investimet e fundit në këtë fshat po e ndërrojmë pamjen e tij. “Këto investime po e ndryshojnë Radivojcin dhe jo vetëm atë sepse jemi të pranishëm kudo. Po investojmë në shkolla, kanalizime, rrugë, ambulanca, trotuare, me të vetmin qëllim që Vitia të funksionalizohet në sferën e infrastrukturës” ka thënë Haliti./rajonipress/


