UBT

“Prostestat e mundshme të opozitës mund të eskalojnë si ato të fillim-vitit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në kohën kur opozita po paralajmëron mbajtjen e protestave masive, ekspertët e sigurisë parashohin përkeqësim të sigurisë në vend, raporton KTV.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Rashiti, thotë se protestat që janë paralajmëruar nga opozita, mund të eskalojnë dhe të bëhen të dhunshme sikurse ato të fillim-vitit.

Protestat e opozitës si rrezik të madh për prishjen e situatës së sigurisë, i sheh edhe Skënder Përteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Përteshi thotë se protestat e paralajmëruara, papunësia, korrupsioni dhe faktorët tjerë janë kërcënuesit kryesor të sigurisë në vend.

ARKATANA

Sipas Përteshit, preteksti që po përdor opozita, e që janë kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, mund të jenë elemente që mund ta ngrenë qytetarin në këmbë.

Ndërkohë, përpos, rrezikut që mund të vijë nga protestat masive, rrezik i madh për sigurinë kombëtare vazhdon të mbetet ekstremizmi fetar.

Ndonëse institucionet kosovare ndërmorën hapa konkret para pak muajsh për ta luftuar këtë dukuri, njohësit e fushës së sigurisë thonë se ende ekziston rrezik potencial.

http://koha.net/?id=27&l=77712