Katër vite nga vdekja e themeluesit të Lëvizjes “Vatra”
Gjilan – Janë mbushur katër vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu.
Me rastin e këtij përvjetori,Kryetarja e Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani së bashku me bashkëpunëtorë bëri homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Njazi Kadriu, në Gjilan.
“Njazi Kadriu për shtatë vite radhazi vuajti kazamateve serbe, qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe, e megjithatë torturat nuk e thyen”, u tha nga të pranishmit.
Gjithashtu u tha se Njaziu doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara, duke themeluar UÇK-në dhe UÇPMB-në, Njaziu qe nga ata veprimtarë që u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes.
Kurse Mefail Ramadani bashkëveprimtar i Njazi Kadriut evakuoi kujtime në veprimtaritë ilegale të cilat i kishin bërë së bashku me Njaziun duke shtuar : Njazi Kadriu ishte i dëshmuar si një patriot i pa epur i cili në aksionet që bëmë së bashku ishte i vendosur për të quar përpara kauzën e Bashkimit Kombëtar .
Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, kontribuoi edhe pas luftës, derisa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithmonë nga kjo jetë”.
Gjatë homazheve të bërë në varrin e të ndjerit e evokuan kujtime për Njaziun nga :Mefail Ramadani Hoxhë i Malësisë së Bujanocit, Ibrahim Maliqi nga Zyra për Preshevë, Bujanoc, Medvegje, Enver Haziri e Kushtrim Kadriu./rajonipress/


