ARKATANA

“Rrapa” vulos dramën në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Futbollistët e Dritës së Gjilanit kanë zhvilluar dramë të vërtet në minutat shtesë të ndeshjes me Hajvalin e vlefshme në Superligën e Kosovës në futboll.

Fillimi i ndeshjes ju takoi futbollistëve mysafir, por pasë 10 minutave lojë futbollistët e Dritës ishin ata që gjatë 90 minutave atakuan portën mysafire të portierit Ilir Avdylit.

Rasti i vetëm në pjesën e patë ishte në minutën e 30 kurë futbollisti i Dritës Fillim Guraziu bukur gjuan nga 17 metra por portieri mysafir me mundë të madh dëbon topin jashtë vijës fundore, duke shpëtuar rrjetën e tij.

Mysafirët rast të mirë patën në pjesën e dytë në minutën e 59 kur Genc Haliti me një projektil nga 27 metra kërkon ta mposht portierin vendas Latifin, por me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Dy minuta para përfundimit të takimit mysafirët patën mundësi ta vulosin fatin e këtij takimi por gjuajtjen e Arbër Prekazit portieri i Dritës Latifi e mbron.

Kurë të gjithë menduan se ky takim do të përfundon me rezultat të bardh në skenë del rezervisti Festim Krasniqi i cili i kalon tre futbollist mbrojtës pason topin gjer të Xhevdet Shabani ,,Rrapa,, i cili nga 15 metra nga këndi gjen këndin e poshtëm të djathtë të portës mysafire duke sjellur emocione si në fushë njashtu edhe në shkallët e stadiumit, duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tijë.

ARKATANA

Dy trajnerët Bekim Isufi i Ismet Munishi pasë ndeshjes deklaruan: “Ishte ndeshje e vështirë patëm disa raste nuk i shfrytëzuam, fitoren e deshëm më shumë dhe ia arritëm qëllimin janë tri pikë të vetëbesimit në skuadër” tha Bekim Isufi trajneri i Dritës

”Drita ishte më e mirë ne nuk luajtëm ashtu siç duhet na mbetët të përmirësohemi në të ardhmen” tha Ismet Munishi trajneri i Hajvalisë.

DRITA HAJVALIA 1-O (O-0)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues 1000mijë
Kartona të verdhë – Kimani (D), Leci, Dragusha, Prekazi, Zeneli, (H)

Gola shënues në min, 95 Xhevdet Shabani

Drita- Latifi, Hashani, Limani, Haliti, Qerkini (Krasniqi), Ramadani (Kastrati), Guraziu, Ramadani (Ramushi), Shabani, Krasniqi, Shillova

Hajvalia- Avdyli, Gashi, Leci, Prekazi, Dragusha, Babaj, Ahmeti (Lekaj), Hamiti, Zeneli, Nebiu, (Emini), Hyseni(Arifaj)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.