Shala i kënaqur me fitoren ndaj Marseilles
Herolind Shala ka shkëlqyer në ndeshjen e Ligës së Evropës, që skuadra e tij Slovan Liberec e luajti ndaj Olympique Marseille.
Talenti shqiptar ishte në fushë për gjatë 74 minutave duke qenë i pandalshëm për kundërshtarët.
Pas fitores së madhe të Liberecit 0-1 ndaj Marseilles, 23-vjeçari ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai e ka cilësuar si të madhe fitoren në ‘Veledrome’, ndërsa ka lavdëruar edhe paraqitjen e skuadrës së tij.
“Fitore e madhe kundër Marseilles. Ndeshje e mrekullueshme nga skuadra. Vazhdojmë”, shkroi Shala, i cili pritet të udhëtoj drejt Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës që ‘kuqezinjtë’, do t’i zhvillojnë ndaj Serbisë dhe Armenisë. /Telegrafi/


