Uji Dea

Pushteti lokal nuk i harron banorët e malësisë së Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për dy ditë radhazi në malësi të Bujanocit është duke u punuar na sanimin e rrugëve me qëllim që banorët e këtyre vendbanimeve t`i kenë rrugët e kalueshme.

Avni Ismaili kryetar i organit mbykqyrës në NP Komunalia, tha se, “aktualisht është duke u bërë rrafshimi i rrugës Qarr në drejtim të Muhocit, vitin e kaluar i kemi mirmbajtur këto rrugë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmën ta bëjmë një gjë të tillë, me qëllim që banorët e ketyre vendbanimeve të mund të lëvizin lirshëm” .

ARKATANA

Ata që më së shumti i gëzohen kësaj iniciative janë vet banorët e Qarrit të cilët falënderojnë kryetarin Arifi por edhe NP Komunalia të udhëhequr nga Ismaili, të cilët nuk i harrojnë banorët e malësisë së Bujanocit. “Nuk e mabjmë mend që më parë dikush të ketë menduar për ne, e lëre të vijnë dhe të na vizitojnë e të na rrafshojnë rrugët, kjo që po bënë pushteti lokal është një premtim i dhënë dhe që po realizohet” thonë banorët e fshatit Qarr./BujanociNet/