United Hospital

Zgjedhjet e parakohshme i japin fund krizës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i bllokuar, kërkohen rrugëdalje. Shteti nuk duhet të defunksionalizohet.

Analistët vlerësojnë se zgjedhjet e reja mund të jenë zgjidhje për të dalë nga situata, por së pari duhet të ketë shpërbërje të Kuvendit, që kërkon dy të tretat e votave, ndërsa sistemi zgjedhor i pareformuar është pengesë për zgjedhje të besueshme

ARKATANA

Bllokimi i Kuvendit, në sesionin vjeshtor, është paralajmërim serioz se edhe zgjedhjet e reja të parakohshme po trokasin në derë të këtyre institucioneve të brishta, pasi po shihet që dita-ditës nuk mund të ecet me këtë Qeveri, e cila po kundërshtohet për shkak të marrëveshjeve të fundit.

Analistët politikë konstatojnë se zgjedhjet do të ishin si opsion për shmangien e rrugës dhe zgjidhjen e problemeve me dhunë, por për një proces të tillë duhet reformuar paraprakisht vetë sistemi zgjedhor, i mbetur peng nga mandati i kaluar, si dhe përgatitja e vetë partive politike, të cilat nuk kanë më shumë se një vit që përfunduan një cikël zgjedhor të nivelit nacional. Gjithashtu, para se të shkohet në zgjedhjet e parakohshme, sipas analistëve politikë, vendi duhet të përmbushë edhe disa obligime serioze sa i takon procesit të përafrimit me BE-në. “Besoj që zgjedhjet e reja mund të jenë zgjidhje për të dalë nga situata, porse a ka ardhur momenti i duhur për zgjedhje të reja apo jo, kjo është një çështje shumë diskutabile për dy arsye: E para, për faktin se në kuptimin e mënyrës së shkuarjes në këto zgjedhje duhet të ketë shpërbërje të Kuvendit, që kërkon dy të tretat e votave që nuk mund të bëhet pa akordimin e vetë koalicionit qeverisës. E dyta, është vetë terreni i përgjithshëm politik dhe i gjithë procesi duhet të jetë i përgatitur në mënyrë të tillë që përmes kampanjës zgjedhore të mos manipulohet vullneti i qytetarëve”, tha Fisnik Korenica./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.