ARKATANA

Kuvendi e çon Kosovën drejt kaosit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, shumë lehtë mund të marrin përmasa tragjike, nëse zbatohet “urdhri” i Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që opozitarët të nxirren dhunshëm nga Parlamenti me polici, nëse vazhdojnë bllokimin. Ky kërcënim i Grabovcit, deklarativisht nuk e ka marrë mbështetjen e kryeministrit Isa Mustafa, i cili u kthye nga New York-u, pa asnjë solucion për situatën në Kuvend. Ai menjëherë pas kthimit nga Amerika tha se nuk e ka ndërmend ta tërheqë nënshkrimin nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, duke ua përcjellë sinjalin opozitës se “kthim mbrapa nuk ka”.

Uji Dea

E për të treguar se situata nuk është hiç stabile, e dëshmon një takim tjetër që kanë mbajtur tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i “Vetëvendosjes”, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i “Nismës”. Pas këtij takimi doli qëndrimi i prerë i opozitës, se nuk do të heqin dorë deri në dorëzimin e kryeministri Mustafa dhe koalicionit të madh, për ta tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet e fundit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.