Pas Barcelonës, edhe Bayerni kërkon Mustafin
Pas Barcelonës edhe Bayern Munichu është duke kërkuar me ngul Shkodran Mustafin.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është duke kaluar nëpër një formë fantastike që nga transferimi i tij te Vlencia edicionin e kaluar.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se Barcelona është duke monitoruar situatën e lojtarit të cilin e dëshiron verën e ardhshme. Përvec Barcelonës, tani në garë për shërbimet e Mustafit ka hyrë edhe kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich.
E përditshmja gjermane, Bild, raporton se Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe dëshiron ta transferojë atë në Alianz Arena.
Përfaqësuesi gjerman ka kontratë me klubin nga Mestalla deri në vitin 2019 dhe Bayernit i duhen 40 milionë euro, për ta transferuar ish-futbollistin e Evertonit e Sampdorias. /Express


