Basha, “babëloku” i Luzernit
Ende nuk janë mbushur dy muaj prej se Migjen Basha iu bashkua Luzernit në Superligën e Zvicrës. Ai u kthye në vendin ku u rrit pas dhjetë vjetësh karrierë në futbollin italian.
Por, mesfushori 28-vjeçar shpejt e ka fituar respektin e të gjithëve në skuadër. Basha vlerësohet i rëndësishëm për skuadrën dhe ka kontribuuar në përmirësimin e atmosferës brenda grupit, shkruan sot Koha Ditore.
“E kemi pagëzuar Bashën ‘babëlok’ që në gjuhën shqipe i bie gjysh. Ai reflekton një qetësi të madhe. Ka përjetuar të gjitha në futboll, asgjë nuk mund ta lëkund. Është një supertip, lojtar me karakter dhe është integruar shumë shpejt në skuadër”, ka thënë bashkëlojtari i Bashës te Luzerni, mbrojtësi Jerome Thiesson.
Revista e klubit Luzern i ka kushtuar një tekst të gjatë Bashës në numrin e publikuar “online”, të enjten.
Basha vlerësohet lojtar i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ai në Itali ka mbi 50 ndeshje në Serie A dhe shumë më tepër në kategorinë e dytë. Ka luajtur për skuadra si Torino, Atalanta, Frosinone, Rimini, Viareggio, Lucchese
http://koha.net/?id=6&l=77505


