ARKATANA

Të mos tolerohet bllokimi i Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësit e çështjeve politike në vend thonë se nuk duhet të tolerohet bllokimi i Kuvendit të Kosovës nga ana e subjekteve politike opozitare. Sipas tyre, nëse vazhdohet të tolerohen ata që po tregohen jotolerantë, kjo mund të kuptohet edhe si fund i demokracisë në vend.

Megjithatë, analistët politikë vlerësojnë se opozita do ta humbë këtë betejë për faktin se koalicioni qeverisës e ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, kryesisht të SHBA-së dhe BE-së.

Ndërkohë, veprimet e opozitës i vlerësojnë më shumë si përpjekje për të ardhur në pushtet, sesa si tentim për t’i bllokuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Vjenë.

Mobi Casa

Analisti dhe avokati, Dastid Pallaska, ka thënë për “Zërin” se nuk duhet të tolerohet bllokimi i Kuvendit. Ai ka thënë se duhet ditur se nëse e toleron jotolerantin, ai më pas nuk të toleron ty, prandaj, sipas tij, në atë rast është edhe fundi i demokracisë.

“Fundi i demokracisë është kur e toleron jotolerancën, sepse në momentin që e toleron jotolerancën, ai më ty nuk të toleron. Ky është thelbi i problemit. Nuk bën të tolerohet kjo sjellje e bllokadës, sepse faktikisht je duke e toleruar një person jotolerant i cili më pas nuk do të tolerojë ty. Për këtë arsye të gjitha liritë dhe të drejtat nëpër demokraci janë të kualifikuar, sepse nuk duhet të vijmë në situatë kur dominon jotoleranca”, ka vlerësuar Pallaska.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, ka thënë se nuk duhet të tolerohet bllokimi i jetës institucionale. Ai ka thënë se opozitarët para se t’i bëjnë presion Qeverisë së vendit do të duhej të bënin presion në Bruksel dhe në Washington./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.