ARKATANA

Bllokimi i Kuvendit acaron raportet PDK-LDK

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qortime e kërkesa deri në dorëheqjen i kanë drejtuar deputetë të LDK-së kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas përcaktimit të tij për ta shtyrë edhe të enjten seancën e Kuvendit. Ata duan që të përdoren mekanizmat ligjorë që mundësojnë zhbllokimin.

Prej dy javësh janë bërë disa tentativa për ta realizuar seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor, por deputetët opozitarë janë barrikaduar në përcaktimin për të penguar zhvillimin e saj, deri në kohën kur kryeministri Isa Mustafa të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit të mbërritura me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

PDK-ja e LDK-ja janë në bashkëqeverisje, por edhe rivalë më të mëdhenj të skenës politike në Kosovë. Dhe, toleromi i bllokadës nga Veseli, i cili është zëvendëskryetar i PDK-së, shihet si veprim i qëllimshëm.

Kjo nga fakti se akuzat e opozitës janë të drejtuara kryesisht në kryeministrin Mustafa, që është lider i LDK-së.

Fundamenti

Veseli ka thënë se nuk do të tentohet të bëhet zhbllokimi me forcë, e të kundërtën ia kanë kërkuar deputetët e partisë së kryeministrit.

Salih Morina, nënkryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se mbajtja peng e punimeve në legjislativ nuk duhet të tolerohet përtej javës së ardhshme. Ai ka paralajmëruar se partnerët e koalicionit duhet të vendosin për këtë, sapo të kthehet kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, deputeti Arben Gashi ka kërkuar nga Veseli që të mos jetë fleksibil aq sa është treguar në tentativat e deritashme për ta kthyer normalitetin e punës në Kuvend. E është deputetja Alma Lama, ajo që ia ka kërkuar dorëheqjen Veselit.

http://koha.net/?id=27&l=77480

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.