UBT

Opozita do ta bllokojë sërish seancën e ardhshme të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa duhet të japin përgjigje për të dalë nga situate që është krijuar nga marrëveshjet në Bruksel, si dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi. Ndryshe, ai thotë se është e mundur të përsëritet situata e njëjtë si në seancën e kaluar.

“Opozita e ka bërë një kërkesë konkrete dhe shumë të qartë. Qeveria dhe Kryeministri duhet ta japin një përgjigje për të dalë nga situata e krijuar me marrëveshjet. Ata duhet t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje dhe të mos bëhen shkaktar të situatave komike në Kuvend. Në rast se nuk ndodhë asnjëra prej këtyre, atëhere është e mundur që të përsëritet e njejta situatë si në mbledhjen e kaluar”, ka thënë Nitaj për Indeksonline.

Ai ka shtuar se Qeveria duhet të tregohet transparente dhe të thotë nëse do t`i korrigjojë marrëveshjet.

Mobi Casa

“Nuk mund të kalohet kjo situatë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Qeveria duhet të jetë transparente e të thotë nëse do t’i korrigjojë marrëveshjet, nëse ato do t’i sjell në Kuvend për ratifikim, apo nëse preferon që këtë çështje ta zgjidhë përmes një tryeze politike të lidërëve politikë. Kryeministri duhet ta vrasë mendjen për këtë”, ka theksuar ai.

Sipas Nitajt, normalitetin në Kuvend e ka në dorë shumica parlamentare, e jo opozita./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.