Uji Dea

Ekzaminimi ‘shkel e shko’ i veturave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aksidentet në komunikacion nuk kanë të ndalur. Ditëve të fundit është rritur bilanci i të vdekurve dhe i të lënduarve në trafik.

Numri i madh i aksidenteve po shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por një pjesë e madhe e tyre po ndodhin si pasojë e gjendjes së keqe teknike të automjeteve.

Në momentet kyçe gjatë ngasjes së veturës, shpeshherë, frenat dhe pjesët tjera nuk po e kryejnë si duhet funksionin e tyre.

Qytetarët dhe analizat e bëra po konstatojnë se Qendra e Kontrollit Teknik nuk po e kryen punën, gjatë ekzaminimeve që ua bëjnë veturave në kontrollet teknike.

Fundamenti

G.B. ka thënë se para disa ditësh e ka dërguar veturën e tij në një qendër të kontrollit teknik dhe se ekzaminimi i është bërë në marrëveshje me pronarin.

“Para pak ditësh e kam paguar regjistrimin e veturës, kontrolli teknik më ka kushtuar 20 euro, por shuma në faturë më është faturuar 30 euro. Këtë e kemi bërë në marrëveshje me teknikun ngase i kam thënë se vetura është në rregull”, ka thënë ky qytetar për gazetën.

Saranda Jusufi, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se në Kosovë janë 108 qendra të kontrollit teknik të licencuara nga Ministria./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.