Kasami me gol në fitoren ndaj Lilës
Pajtim Kasami ka shënuar golin e parë të Olympiacosit në fitoren e thellë kundër Gianninas së Andi Lilas.
Mesfushori shqiptar, i cili luan me përfaqësuesen e Zvicrës, shënoi golin e parë për kampionët grekë në fitoren 5-1.
23-vjeçari pas një topi të kthyer në zonë, arriti të shënojë lehtësisht në portën e skuadrës së Lilës.
Tani, Olympiacosi pas pesë ndeshjesh ka maksimumin e pikëve. Kampioni grek ka shënuar 16 gola dhe ka pranuar vetëm tre. /Telegrafi/


