Festinës i realizohet ëndrra
Gjilan – Festina Sabedini ka realizuar ëndrrën e saj për të treguar talentin e madh që ka në hendboll. Ajo tani me shumë sukses po luan për ekipin TSG Friesenheim të Gjermanisë i cili ekip vitin e ardhshëm hynë në Bundesligë. Festina ka luajtur për Dritën e Gjilanit e cila ka qenë gjashtë herë kampione e Kosovës.
Festina Sabedini nga Gjilani po shkëlqen në klubin e hendbollit Friesenheim të Gjermanisë i cili vitin tjetër hynë në Bundesliga.
Festina pos që është talente e madhe e hendbollit dhe ka treguar afinitete e zotësi të madhe, ndryshe është nxënëse e shkëlqyeshme dhe njohëse e mirë e gjuhës angleze.
Festina Sabedini është pritur ngrohtësisht nga klubi dhe ekipi i saj. “Po jam pritur shumë mirë nga klubi. Jam adaptuar shpejt dhe po kam suksese e rezultate. Thjeshtë më është realizuar ëndrra ime e kahershme për të luajtur në ekipet evropiane”shprehet Festina.
Festina ndryshe ka qenë edhe lojtare e klubit hendbollistik “Drita” në Gjilan e cila ishte gjashtë herë kampione e Kosovës. Së bashku me këtë ekip ku edhe mori hapat e saj të parë ajo ka marrë pjesë edhe në një turnir ndërkombëtar në Suedi në vitin 2013 dhe ka qenë në ushtrime edhe me përfaqësuesen e Kosovës.
Festina thotë se loja e saj po pëlqehet nga ekipet gjermane dhe si rezultat tashmë ka marrë edhe oferta nga dy klube Trieri dhe Nyrnbergu./rajonipress/


