Hidromorava

Diskutohet krijimi i Qendrës së përpunimit të të dhënave në UBT

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili po qëndron për vizitë në Budapest, ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh, me qëllim të vendosjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit me institucione dhe kompani të ndryshme.

Në takime po merr pjesë edhe Ardian Emini, drejtor për çështje akademike në UBT.

Kështu, rektori Hajrizi është takuar me përfaqësuesin e kompanisë “Persecutor”, Richard Pimper, me të cilin diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të dy institucioneve, në fusha të interesit të përbashkët.

UBT

Kompania “Persecutor”, me seli në Budapest, është një kompani me shumë peshë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Fushat në të cilat do të shtrihet bashkëpunimi i UBT-së me këtë kompani janë energjia, përpunimi i të dhënave, siguria e te dhënave e të tjera, në të cilat do të zhvillohen projekte të përbashkëta.

Theks i veçantë në takim iu kushtua krijimit të Qendrës së përpunimit të të dhënave në UBT./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.