Mehmeti: Të riformatohet qeverisja komunale, të rishikohen partnerët – sidomos AAK
Gjilan – Arben Mehmeti nga LDK-jua thotë se në komunën e Gjilanit duhet të riformatohet qeverisja komunale sa i përket partnerëve në qeverisje. Dhe kur kemi parasysh që subjekti politik AAK aktualisht në nivelin qendrorë ka qasje jo institucionale, atëherë për mua është pa logjikë politike që ai subjekt politik të ketë fuqi institucionale të madhe në komunë thotë ai.
Mehmeti thotë se LDK-ja u ka ofruar shumë partnerëve në qeverisje sepse pushteti mund të ushtrohet edhe pa pjesëmarrjen e disa subjekteve politike që kanë nga një këshilltar komunal në kuvend komunal.
Dhe kur kemi parasysh që subjekti politik AAK aktualisht në nivelin qendrorë ka qasje jo institucionale atëherë për mua është pa logjikë politike që ai subjekt politik të ketë fuqi institucionale të madhe në komunë.
Andaj nga këndvështrimi politik është veprim normal politik rishqyrtimi i pozicioneve politike në administratën komunale, sepse praktika aktuale e qeverisjes e dëmton LDK-në e cila ka fuqi të mjaftueshme politike për të udhëhequr komunën pa disa subjekte politike që aktualisht kanë përgjegjësi të mëdha në qeverisje pa vullnetin qytetar Gjilanas.
Pra është momenti që të rishikohen partnerët në qeverisjen e komunës së Gjilanit thotë Arben Mehmeti nga LDK-ja./rajonipress/


