Mavraj u kthehet stërvitjeve, do të jetë ndaj Serbisë!
Ai është rikthyer në një kohë rekord. Patericat dhe dëmtimi tashmë janë harruar, si një ëndërr e keqe.
Mërgim Mavraj, shtylla e mbrojtjes sonë kuqezi, do të jetë gati për në ndeshjet ndaj Serbisë dhe Armenisë, shkruan Sportal.al.
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, pasi ka përfunduar në një kohë rekord fazën post-operatore të rikuperimit, dje ka nisur të stërvitet me shokët e skuadrës së Kolnit.
Sigurisht, nuk pritet që trajneri i tij austriak Peter Stoger ta aktivizojë që në ndeshjen e sontme, ku Koln do të përballet Ingolstadin për javën e 7-të të Bundesligës, madje ai mund të mos jetë fare edhe në bankinë për këtë takim.
Rikthimi i tij në stërvitje është një lajm i mirë për trajnerin Gianni De Biasi, çka garanton, se qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj, do të jetë një siguri më shumë për kuqezinjtë tanë në dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares sonë ndaj Serbisë dhe Armenisë. /Zëri/


