ARKATANA

Kosumi merr detyrën e rektorit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bajram Kosumi, ka marrë detyrën e rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, në një ceremoni pranim-dorëzimi nga ushtruesi i detyrës, Naim Syla.

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Naim Syla i uroi rektorit të ri Bajram Kosumi, suksese dhe punë të mbarë.

Nga ana e tij rektori Bajram Kosumi, falënderoi u.d. Naim Syla për angazhimin e tij të deritashëm dhe të gjithë stafit drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

ARKATANA

Ai tha se motivi im për të punuar në këtë Universitet është ngritja e cilësisë, kurse detyra jonë e përbashkët është që ta shfrytëzojmë Universitetin në mënyrë që ta zhvillojmë shoqërinë.

Paraprakisht, Naim Syla, ka mbajtur një takim me stafin administrativ, për t`i falënderuar ata për bashkëpunimin në punë.

Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, e ka nderuar u.d. rektorin Naim Syla me mirënjohje për kontributin e dhënë në cilësinë e nënkryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Përkohshëm Drejtues, u.d. së prorektorit për Çështje Mësimore dhe u.d. rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.