Lufta e Kosovës, 1389
– Në histori s´ka rëndësi shumë gjaku i derdhur, po fitorja!..
Në një koalicion ca të çuditshëm
Në prag të një moti të zymtë
Në Kosovën e pasur të Arbërisë
Ballkantë e bënë një banjë gjaku
Ustallarë të asaj kohe aq ditën
dhe shpatat i mprehën në gjak
evropat u vranë me marrëveshje
plagët e rënda i mbetën Kosovës!
Osmanllinjtë erdhën me sulltanë
të mos ëndërrojnë sulltan të tjerë
një qiell e zunë, një na e tretën
sa e gjatë ishte nata e asaj gjëme!..
Neve na takoi…e vramë Muratin
atë s u l l t a n me nam në derë
në kancelari neve na copëtuan
për t´i shpërblyer fqinjët e mjerë!..
Brusë, Turqi, 1993
BETIMI I USHTARIT TË USHTRISË SË KOSOVËS
Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës
për lirinë e ëndërruar betohem sot
me zemër përulem para flamurit
Kosovën ta mbrojë për jetë e mot
Jam ushtar i Ushtrisë Kosovës
në shpirt unë barti të sajën lavdi
betohem në gjakun e të rënëve
për lirinë e Kosovës jetën bëj fli
Në çdo cep të kufirit të Kosovës
për çdo pëllëmbë të qiellit me hir
roje gjaku jam i Kosovës martire
jetën e jap për Atdheun e lirë
Jam ushtar i Ushtrisë Kosovës
për nder e kam sot ta bëj betimin
Shteti të Kosovës unë i bëj roje
me jetë betohem para flamurit!..
Rrustem Geci – Dortmund, 2015, dy poezi nga libri, “Poezia një shok udhe”


