Granit Xhaka është gati pas lajmit të mirë që mori nga Wenger
Granit Xhaka është gati për sfidën e së shtunës kundër West Ham United
Gjatë ditës, mediat britanike raportuan se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, e ka bindur trajnerin Arsene Wenger dhe se do të jetë titullar për ndeshjen e së shtunës kundër West Ham united, shkruan Gazeta Express.
Xhaka tani përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se “Topçinjtë’ kanë përfunduar stërvitjen e fundit dhe se janë gati për sfidën e nesërme.
“Stërvitja e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj West Ham”, ka shkruar Xhaka. /Express/


