Fundamenti

Kurban Bajrami në Gjilan falet edhe në rrugë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në komunat e Anamoravës për shkak të numrit të madh të besimtarëve falja e Kurban Bajramit është bërë edhe nëpër rrugë. Në qendër të Gjilanit tek xhamia e madhe falja është kryer edhe në rrugë. Sulejman Osmani kryetar i BIKU-ut ka bërë apel që për këtë ditë të madhe të mbizotërojë paqja, dashuria e solidariteti.

I madh e i vogël ishin drejtuar kah xhamitë e qytetit, por edhe në fshatra Kremtja e Bajramit ka detyruar shumë besimtar që faljen ta bëjnë edhe nëpër rrugë. Kjo nuk ka qenë pengesë aspak që ata lutjet e tyre dhe faljen ta bëjnë edhe në asfalt.

FIDANISHTJA

Kreu i BIKU-ut në Gjilan Sulejman Osmani ka thënë se në këtë ditë të veçantë duhet të mbizotërojë paqja, dashuria, respekti, ana humane. “Duajeni fenë islame sepse parimet e saja janë të shëndosha, janë vlera që ua ka lakmi e tërë bota. Ka ekstremizëm kudo dhe nga të gjitha palët, por vullneti i islamit është për paqe e humanizëm”.

Besimtarët edhe në Viti e Kamenicë janë falur nëpër të gjitha xhamitë duke përfshirë këtu edhe nëpër rrugë për shkak të numrit të madh të besimtarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.