Eko Higjiena

Rina Ahmeti sërish në krye të Forumit të rinisë së LDK-së në Gjilan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një Kuvend madhështor, pikërisht në ditëlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Forumi i Rinisë i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka rizgjedhur kryetare Rina Ahmetin dhe kryesinë e re 19 anëtarësh.

Kuvendin e ka përshëndetur nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Degës e i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se jo rastësisht, sot është zgjedhur data e mbajtjes së këtij Kuvendit madhështor.

“Sot, së bashku me kryetaren e rizgjedhur, Rina Ahmeti, ju e përfaqësoni grupin më të madh të të rinjve të Gjilanit. Data e cila është zgjedhur sot, ka një simbolikë jashtëzakonisht të madhe. Sot është ditëlindja e presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili arriti pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është LDK”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

“Rinia e LDK-së do ta integroj Kosovën në NATO dhe BE plotësisht”.
Ai ka nënvizuar se rinia e LDK-së është brez i Europës, e cila do ta integroj Kosovën në NATO dhe BE.
“Katër vjet më herët, në Gjilan ka ndodhur një tjetër simbolikë e madhe. Katër vjet më herët LDK-në e copëtuar e ribashkuam. U rikthyem dhe u besatuam që të punojmë bashkë për ta mbyllur atë plagë të hapur. Veç për nëntë muaj pune bashkë, u rikthyem në qeverisje në Gjilan në mënyrë plebishitare. Prandaj, ju të dashur të rinj, shikojeni LDK-në si mundësi suksesi dhe shkollë e mirë që hapë dyer të vogla e të mëdha, duke punuar me përkushtim dhe duke qenë unik. Përderisa gjenerata ime kemi brez i Republikës, ju jeni brez i Europës. Rinia e LDK-së do ta integroj Kosovën në NATO dhe BE plotësisht”, theksoi Haziri.

Pas rizgjedhjes, kryetarja Forumit të Rinisë në Gjilan, Rina Ahmeti, ka falënderuar delegatët për mbështetjen e fuqishme, duke shfaqur zotimin se do të vazhdoj jetë zëri i fuqishëm i të rinjve gjilanas.

Fjalë përshëndetëse në këtë tubim pati edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit kryesuese e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe deputeti Fatmir Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.