Mobi Casa

Shoferi i Begzad Sinanit fyen dhe kërcënon përfaqësuesit e OJQ “Fortesa”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Përmes një deklarate për mediat, OJQ “Fortesa” thekson se sot paradite përfaqësuesit e saj janë fyer dhe kërcënuar nga shoferi i kryetarit të Kamenicës, Begzad Sinani. Sipas kësaj organizate, kërcënimi ka ardhur për shkak të publikimit të një reagimi të organizatës në numrin e sotëm të gazetës “Koha Ditore” në lidhje me ndarjen e banesave kolektive.

“Derisa drejtoresha e OJQ “Fortesa”, Sanije Jahiri dhe monitoruesi Amir Jakupi po sqaroheshin me një pjesëtar të FSK-së në lidhje me qëndrimin e organizatës të mbajtur rreth ndarjes së banesave, shoferi i kryetarit Begzad Sinani, vjen në tavolinë fyen dhe kërcënon përfaqësuesit e organizatës”, thuhet në reagim.

“Fortesa” e ka cilësuar si qyqar këtë kërcënim dhe ka kërkuar nga organet e rendit ta sjellin para drejtësisë personin në fjalë dhe të gjithë ata që nxisin akte dhune.
“Sjelljet e tilla, nga kushdo qoftë, janë tentim për tua mbyllur gojën medieve dhe organizatave joqeveritare, njëkohësisht janë të dëmshme për demokracinë dhe imazhin e institucioneve komunale”.

Fundamenti

“Rrugaçët, analfabetët e banditët nuk do të arrijnë të na e mbyllin gojën, përkundrazi do të na nxisin edhe më tepër në betejën tonë për ta denoncuar çdo keqpërdorim dhe rast korruptiv në institucionet e Komunës”.

OJQ “Fortesa” inkurajon mediat, por edhe OJQ-të e tjera që të kenë kurajo dhe guxim për të denoncuar dhe luftuar, që të kemi institucione të pastra dhe të përgjegjshme. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.