Sinani uron për festën e Kurban Bajramit: Le të mbretërojë paqja, harmonia e siguria
Kamenicë – Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Kamenicës të gjithë besimtarëve musliman tua uroj festën madhështore të Kurban Bajramit, e cila është simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit, unitetit e mirëkuptimit thuhet në urimin e Begzad Sinanit.
Uroj që në këtë ditë të sakrificës le të forcohen lidhjet familjare dhe le të mbizotërojnë ndjenjat e dashurisë, ndërsa në marrëdhëniet ndërnjerëzore le të dominojë zëri i arsyes, le të mbretërojë paqja, harmonia dhe siguria.
Dhashtë Zoti Kurban Bajrami në mesin tuaj të sjell gëzim, lumturi, mirëqenie dhe dashuri thuhet në urimin e Sinanit./rajonipress/


