Eko Higjiena

Të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH), zv/kryetari dhe sekretari, Edmond Isufi dhe Enver Memeti pritën në një takim përfaqësuesit e shoqatës humanitare “Hasene” me në krye me Isak Eroglu si dhe shoqëruesit Mehmet Kahraman e Serkan Ulusoy në kuadër të fushtës së kurbanit “Qurban is batter ëhen you share”.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes e shoqatës humanitare “Hasene” dhe KKSH-së si dhe institucionalizimit të ndihmës që ofron kjo organizatë.
“Gjendja e rëndë sociale që po mbretëron tek besimtarët në Luginën e Preshevës ka nevojë për ndihmën dhe solidaritetin e të gjithë atyre që mund të ofrojnë.

Hidromorava

Andaj vlerësoj lartë angazhimet e shoqatës humanitare “Hasene” e cila tashmë vit për viti po i del në ndihmë familjeve më në nevojë në Luginën e Preshevës e që po i shtrinë dorën e solidaritetit kjo organizatë” theksoi zv/kryetari Isufi.

Vlen të theksohet se shoqatës humanitare “Hasene” për çdo vit gjatë festave të ndryshme fetare solidarizohet me familjet më në nevojë në Luginën e Preshevës./rajonipress/