Eko Higjiena

Jahjaga përmbyll vizitën treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë vizitës së saj treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u prit nga kryetarja e Këshillit Kombëtar Federativ Amal al-Qubaisi.

Me zonjën al-Qubaisi ajo bisedoi për thellimin e bashkëpunimit mes Parlamentit të Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Federativ të Emirateve, veçanërisht në mes të grave që janë pjesë e këtyre institucioneve nga të dyja vendet.

Ajo shfrytëzoi këtë takim ta falënderojë zonjën al-Qubasi për ndihmën që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës, ndërsa ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunime të mëtejshme ekonomike dhe për investime në Kosovë.

Ish-Presidentja Jahjaga po ashtu u takua me Dr. Maitha Al Shamsi, ministre e Shtetit në Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Uji Dea

Zonja Al Shamsi kishte vizituar Kosovën më 21 Mars të vitit 2016, ku së bashku me ish-Presidenten Jahjaga vunë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo, gjatë takimit që zhvilluan në Emirate, u interesua për procesin e punës që po zhvillohet në ndërtimin e këtij spitali.

Ish-Presidentja Jahjaga, gjithashtu u prit në Hedayah, Qendra Ndërkombëtare për Ekselencë në Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm. Në këtë takim u diskutua për strategjitë ndërkombëtare, dialogun ndër-fetar, çështje që ndërlidhen me kërcënimin që paraqet terrorizmi, ri-integrimin e personave e kthyer si dhe rolin që luajnë familjet dhe gratë në ndalimin e kësaj dukurie.

Në Hedayah, Dr. Ali Rashid Al Nuaimi, kryetar i Organizatës, nënvizoi rëndësinë e vizitës së Jahjagës, duke shprehur interesim në bashkëpunim potencial mes organizatës që ai drejton dhe institucioneve të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.