United Hospital

Begzad Sinani përballet me pyetjet e drejtpërdrejta nga qytetarët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Të premtën në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, është mbajtur debati publik me qytetarë për punën mandatare me ç`rast kryetari komunës prezantoi projektet e realizuara të cilat në numër ishin mbi 150 projekte kapitale në interes të qytetarëve të komunës së Kamenicës, krejt kjo falë një bashkëpunimi konstruktiv në mes të qeverisjes komunale, Qeverisë së Republikës së Kosovës, BE-së
dhe donatorë të tjerë.

Sinani ka falënderuar nënkryetarët, drejtorët komunal, kryesuesin e kuvendit komunal, delegatët e kuvendit, KFOR-in , OJQ –të, OSBE- në, DEMOS – in,HELVETAS, UNDP-në dhe të gjithë shërbyesit civil komunal për punën e tyre.

Ai ndër të tjera tha se objektivi i qeverisë lokalë ka qenë, është dhe do të jetë realizimi i kërkesave të qytetarëve përmes investimeve kapitale, zvogëlimit të shpenzimeve të panevojshme deri në 50% si në dreka zyrtare, karburante, udhëtime brenda dhe jashtë vendit, servisim të automjeteve zyrtare, shpenzime të telefonisë etj dhe përmes qeverisjes, llogaridhënies, transparencës, efikasitetit ne kemi arritur realizimin e objektivave tona të mëdha për komunën e Kamenicës si psh Investime në Arsim, Infrastrukturë dhe Shëndetësi.

Hidromorava

Interesimi i qytetarëve ishte i madh, pjesëmarrja e tyre e bëri atraktiv debatin publik të qytetarëve në mes të kryetarit dhe qytetarëve, në mesin e pyetjeve dhe falënderimeve ishin kërkesat e tyre në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa lokalitete, investimet në disa shkolla, investimet të tjera në shëndetësi dhe sjelljes së investimeve të tjera kapitale në komunën e Kamenicës.

Në fund të debatit një studente Mirlinda Beqiri i kishte kushtuar një fjalim mirënjohës dhe falënderues për punën, përkushtimin dhe angazhimet e tij në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës kryetarit të komunës, Begzad Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.