KEDS-i me reduktime edhe në Gjilan
Gjilan – Sipas njoftimit të KEDS-it reduktime të furnizimit me energji elektrike për rajonin e Gjilanit do të ketë më 23 e 26 shtator ku do të ketë shkyçje për disa biznese.
Sipas zyrtarëve të KEDS-it më 23.09.2015 në TS 35/10 KV Gjilani III do të shkyçet: LP 10 kV Industriali nga ora 08:00 -11:00 dhe nga 14:00 -17:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin trafostacionet e bizneseve: Elmak, Kroni, Gëzimi, Progresi, Avnija Petrol, Evropa dhe Burimi Petrol.
Dhe më 26.09.2015 në TS 35/10 kV Gjilani III do të shkyçet: LP 10 kV Industriali nga ora 09:00-12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin trafostacionet e bizneseve: Elmak, Kroni, Gëzimi, Progres, Avnija Petrol), Evropa) dhe Burimi Petrol.
Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuar nga ekipet e KEDS-it thuhet në njoftimin e KEDS-it./rajonipress/


