ARKATANA

Mustafa të japë dorëheqjen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtohet presioni mbi kryeministrin e Kosovës. Opozita dhe analistët, kundër kreut të Qeverisë.

“Isa Mustafa po të kishte ndjenjë përgjegjësie as që do të pranonte të bëhej kryeministër në kushte të tilla. Por, me që është i papërgjegjshëm, ai do të vazhdojë ta thellojë krizën në Kosovë dhe do të përfundojë me namin e fytyrës më negative në historinë e Kosovës, duke e tejkaluar atë të Rrahman Morinës”, tha analisti Nexhmedin Spahiu

FIDANISHTJA

Pas situatës së tensionuar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të marrëveshjeve të 25 gushtit dhe ultimatumit opozitar për tërheqjen e nënshkrimeve të kryeministrit Isa Mustafa nga marrëveshjet për ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionin me Malin e Zi, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të reja, sipas një marrëveshje politike, mbetet alternativa e vetme e ofruar nga opozita.

Kreu i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Visar Ymeri, tha të martën se kërkesa e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për Kosovën dhe dorëheqja më e shpejtë e kryeministrit janë kërkesa për mbrojtjen e sovranitetit dhe funksionalitetit të Republikës. “Ne këtu jemi në mbrojte të Republikës, e ky nuk mund të jetë kryeministër derisa është në mbrojtje të ‘Zajednicës’. Mustafa duhet të përcaktohet ose në mbrojtje të Republikës ose të ‘Zajednicës’ dhe le të shkojë me ‘Zajednicën’”, tha Ymeri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.