UBT

Haziri priti një delegacion nga SHBA, të interesuar për investime në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri priti, sot një delegacion të biznesit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, me të cilët ishte takuar në vizitën e fundit në SHBA.

Si rezultat i vizitës se Hazirit në SHBA në muajin korrik, kompania amerikane e njohur ndërkombëtarisht për produkte të mbrojtjes ka ardhur sot në Gjilan për të vazhduar procesin e bashkëpunimin deri në realizimin projektit që do të krijonte dhjetëra vende pune.

“Gjilani është i hapur dhe i mirëpret bashkëpunimet dhe investimet e jashtme. Ne si Komunë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në këtë proces, veçanërisht kur është në pyetje një kompani amerikane serioze dhe me reputacion ndërkombëtar”, ka thënë Haziri.

Nga ana tjetër, pronarja e kompanisë në fjalë, znj. Becky, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, znj. Eronida dhe z. Bislimi, ka thënë se “interesimi im për të punuar këtu është për t’ju ndihmuar njerëzve të Kosovës duke krijuar vende pune, veçanërisht për gratë”.

United Hospital

Në fund, Faton Bislimi e falënderoi kryetarin Haziri për mikpritjen dhe ofertën e hapur të bashkëpunimit për të bërë Gjilanin një vend favorit të investimeve të huaja, e veçanërisht atyre amerikane.

“Edhe unë edhe pronarët e kompanisë amerikane jemi të lumtur që sot po e vazhdojmë procesin e bashkëpunimit në fushën e krijimit të vendeve të punës. Asgjë më shumë se zhvillimi ekonomik nuk e ndihmon Gjilanin dhe Kosovën. Asgjë më shumë se lidhjet dhe miqësitë ndërkombëtare nuk na ndihmojnë në këtë drejtim. Si rezultat i këtij angazhimi, jam ë lumtur që sot kryetarit Haziri ia dorëzova edhe ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Konferencën e radhës Ndërkombëtare të ICMA-së në Seattle, SHBA”, është shprehur Bislimi.

Konferenca e 102-të Ndërkombëtare e ICMA-se (International City Management Association), me temë mbi zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimit në mes qyteteve në këtë drejtim, do të mbahet në fund të Shtatorit 2015 në Seattle, WA, SHBA./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.