Haliti pritet në takim nga Ministrja Bajrami
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira u priten në takim nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth mundësive që të fillojnë bashkëpunimin në mes të kësaj ministrie me komunën e Vitisë dhe për krijimin e zonës së lirë ekonomike dhe inkubatorit tė biznesit.
Gjatë këtij takimi Ministrja Bajrami shprehi gatishmërinë që MTI të financoj krijimin e kësaj zone të lirë ekonomike në këtë komunë.
Ndërkaq Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ndër tjerash theksoi se krijimi i zonës së lirë ekonomike është i mirëseardhur për qytetarët e kësaj komune e në veçanti për bizneset pasi që kjo do të ndikoj në krijimin e vendeve të reja të punës, por edhe të zhvillimit ekonomik të Komunës së Vitisë./rajonipress/


