ARKATANA

Arifi takon ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë të akredituar në Beograd Ilir Boçka.

Siç ka mësuar BujanociNet, gjatë këtij takimi është biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës me theks të vaçant në komunën e Bujanocit.

Kryetari Arifi e ka njoftuar përsëafërmi ambasadorin Boçka me situatën pas mbajtjes së mbledhjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë dhe në këtë drejtim ka marrë edhe qëndrimin e shtetit Shqiptarë.

Uji Dea

Gjatë këtij takimi nuk është lënë anash as çështja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë, ku kryetari Arifi ka kërkuar nga ambasadori Boçka që ta ushtrojë ndikimin e tij që këto tekste sa më parë të jenë në duart e nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Takimi është zhvilluar në rezidencën e ambasadorit Boçka në Beograd./BujanociNet/